Tirane, 24 Shkurt NOA - Seksi përmirëson shëndetin tonë trupor dhe atë mendor, ky është një fakt që të gjithë e njohim mjaft mirë.
Por ndoshta jo të gjitha praktikat seksuale janë po aq të shëndetshme:
Nga një kërkim shkencor në Ohio State University u bë e ditur një lidhje e ngushtë midis seksit oral dhe tumorit në fyt.
Studimi i kryer konfirmoi hipoteza të hedhura tashmë prej kohësh të cilat konstatojnë një lidhje të ngushtë midis seksit oral dhe rrezikut të shfaqjes së tumorit në zgavrën e gojës.
Përgjegjës për këtë është virusi Papilloma (HPV),i cili është përgjegjës për tumorin në qafën e mitrës, transmetohet pikërisht në rrugë seksuale dhe prek femra nën moshën 50 vjeç.
Kështu u shpjegua arsyeja e shfaqjes masive të tumorit së zgavrës së gojës mes të rinjve, sëmundje kjo, e cila më parë shfaqej vetëm tek konsumuesit e rregullt të alkoolit apo duhanit.
r.b/NOA