English

Vret veten nëna 28-vjeçare

Shkodër, 24 shkurt, NOA – Një 28-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me një armë gjahu. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në orët e vona të mbrëmjes, në fshatin Trush, komuna Bërdicë në Shkodër, kur Kujtime Limoni, e martuar dhe nënë e një fëmije ka qëlluar veten me çifte.

Lajmi konfirmohet nga Policia e Shkodrës, e cila ka shkuar në vendngjarje dhe ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e vetëvrasjes.

Sipas policisë nga hetimet ka rezultuar se e ngjarja ka ndodhur brenda në banesë. Limoni ka qëlluar veten me armë në dhomën e gjumit.

Mendohet se veprimi ekstrem i nënës 28 vjeçare ka ardhur pasi ka qenë në gjendje të rënduar depresioni.

a.k.NOA

KOMENTE