English

Aksidentohet eskorta e Presidentit të Kosovës Behxhet Pacolli

Prishtinë, 25 shkurt 2011, NOA- Mëngjesin e sotëm është aksidentuar eskorta e Presidentit të sapozgjedhur të Kosovës Behxhet Pacolli.

Shkak për këtë aksident mësohet se ka qenë mosruajtja e distancës mes eskortës presidenciale dhe makinave të tjera të cilat kanë qenë duke ecur.

Ndërkaq mediat Kosovare bëjnë me dije se, Presidenti Pacolli nuk ka pësuar dëme pasi aksidenti ka qenë i lehtë dhe fatmirësisht nuk ka pasur të asnjë të lënduar.

Behxhet Pacolli vetëm dy ditë më parë u zgjodh President i Kosovës pas tre raundesh votimesh në Parlament, me shumicë të thjeshtë votash.

a.y/NOA

KOMENTE