English

Aksidentoi 82- vjeçaren, ndalohet shoferi

Maliq, 25 shkurt, NOA – Një person është ndaluar dje nga policia pasi ka aksidentuar një 82 vjeçare me automjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Lagjen Nr. 3 në qytetin e Maliqit.

Aksidenti është shkaktuar nga Rolandi Gypi, 44 vjeç. Duke drejtuar makinën e tij tip autoveturë me targa “KO 3784 B”, Gypi ka aksidentuar 82-vjeçaren N.D.

N.D ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.

Raportohet se 82-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

Policia menjëherë ka ndaluar autorin dhe ka bërë matjet dhe verifikimet e para në vendngjarje.

Pasi është marrë dhe dëshmia e Gypit, procedimi penal ndaj tij ka vazhduar në gjendje të lirë.

Ai akuzohet për "Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

a.k/NOA

KOMENTE