English

Arrestohet emigranti, kaloi kufirin pa leje

Sarandë, 25 shkurt, NOA – Një 23-vjeçar është arrestuar dje nga Policia e Sarandës për kalim të paligjshëm të kufirit. Personi i arrestuar është Enkel Rufat Spata, lindur në fshatin Blliçë të Rrethit Dibër dhe banues në qytetin e Peshkopisë. Ai është ndaluar nga forcat e policisë dje, pasi është sjellë në territorin shqiptarë nga policia greke

Spata ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin me Greqinë gjatë ditës së djeshme dhe është kapur nga policia greke në fshatin Filat.

Pas marrjes së dëshmive policia shqiptare ka vendosur ta lërë të lirë atë për të vazhduar më pas me procedimin penal.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror” parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal.

a.k/NOA

KOMENTE