English

Doyle, njeriu më i fortë në botë, fitues i 200 rekorde

Londër, 25 Shkurt, NOA- Anglezi Paddy Doyle ka thyer rekordin e parë në vitin 1987: 4100 përkulje në 4 orë dhe 30 minuta me një peshë prej 23 kg në shpinë. Në vitin 2009, Guinness e ka zgjedhur si kampion i Botës së qëndresës në Fitnes.

Sa herë që Doyle kërkon të thyejë një rekord kontakton organizata të ndryshme të cilat mund ti ofrojnë informacion për rregullat dhe kushtet. Në 25 vite Doyle ka thyer tashmë 200 rekorde dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Në mesin e shumë arritjeve të tij janë: 1886 përkulje në një orë me një dorë, 1.500.230 përkulje në një vit, ka mbajtur lart 67 685 kg në një orë, 100 hedhje në 21 minuta dhe 40 sekonda të një peshe prej 25 kg. Rekordi i fundit ka qenë vrapimi në një maratonë me një çantë shpine të rëndë pothuajse 30 kg. Rekordet e tij përveçse janë në librin Guinness janë certifikuar dhe nga "Record Holders Republic” , “The International Record Holders Club” dhe “The Universal Record Database”.

a.e./NOA

KOMENTE