Prishtinë, 25 shkurt 2011, NOA- Zgjedhja e Edita Tahirit si udhëheqëse e delegacionit të Kosovës për bisedimet me Serbinë është mirëpritur nga përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith.
“Tahiri do të jetë një përfaqësuese e përkushtuar dhe efektive e Kosovës, që do ta shfrytëzojë këtë mundësi të rëndësishme për të zgjidhur çështje me interes reciprok dhe për të përmirësuar jetën e përditshme të të gjithë njerëzve në Kosovë. E mirëpres vendimin e Kryeministrit Thaçi për emërimin e zëvendëskryeministres Tahiri në këtë post të rëndësishëm. Konsideroj se Edita Tahiri është një zgjedhje e shkëlqyer duke marrë parasysh pozitën intelektuale dhe integritetin personal të saj”, është shprehur ai.
a.y/NOA