English

Gadafi fajëson Bin Laden për trazirat

E premte, 25 shkurt 2011, NOA- Gadafi i kërkoi familijeve të kontrollonin fëmijët e tyre dhe ti merrnin ata nëpër shtëpira

Udhëheqësi Libian Muamar Gadafi, ka folur për popullin e tij në kohën e kryengritjes ndaj tij nga e cila ka humbur kontrollin e pjesës më të madhe të vendit.

Kolonel Gafadi në një transmetim që nuk e tregonte atë me pamje, fajësoi Osama Bin Ladenin, udhëheqësin e Al Kaedës për dhunën.

Ai e cilësoi atë që po ndodhte si terrorizëm ndërkombëtar. Ai akuzoi njerëz të panjohur se u japin drogë të rinjve Libian.

Gadafi i kërkoi familjeve të kontrollonin fëmijët e tyre dhe ti merrnin ata nëpër shtëpi.

Kolonel Gadafi në mënyrë të përsëritur i referohej trazirave në qytetin perëndimor të Zauijas.

Një dëshmitarë tha se forcat proqeveritare kanë sulmuar protestuesit në një xhami në qytet me raketa kundër-ajrore dhe armë automatike.

Një mjek tha se ai kishte parë dhjetë trupa të pajetë dhe 150 të tjerë të plagosur.

Udhëheqësit fisnor të opozitës në Libinë lindore janë mbledhur në qytetin Al Bayda për të demonstruar një front të bashkuar kundër pushtetit të Kolonel Gadafit.

Pamjet e transmetuara nga televizioni Alxhazira tregojnë delegatë që mbajnë fjalime në një sallë konferencash mes thirrjeve "Tripoli është kryeqyteti ynë".

Ish Ministri libian i Drejtësisë, Mustafa Abdel-Jalil, i cili ka dhënë dorëheqjen për shkak të protestave tha se nuk do të ketë negociata me Kolonel Gadafin dhe i bërri thirrje atij të jepte dorëheqjen menjëherë.

BBC/ NOA

KOMENTE