Tripoli, 25 shkurt, NOA – “Jam gati të mbroj Libinë, naftën dhe dinjitetin". Kjo ka qenë thirrja e bërë nga kolonel Muamar Gadafi, liderit libian para mbështetësve të tij së fundmi në Tripoli.
Në sheshin e Gjelbër, ai ka deklaruar se është pikërisht kjo Libia e cila uli në gjunjë Italinë dhe “ne do të luftojmë dhe do t’i mundim ata”, ka bërë thirrje Gaddafi.
"Me njerëz të armatosur ne do të mbrohemi nga agresioni. Nëse do të jetë e rëndësishme do të hapim depot e armëve që të armatosim popullin libian, dhe Libia do të kthehet në një fushë të kuqe", ka deklaruar ashpër Gaddafi, duke mos treguar në këtë mënyrë asnjë shenjë tërheqje nga posti.
n.e/NOA