E premte, 25 shkurt 2011, NOA- Llogaritë bankare të liderit të Libisë, Muamar Gedaff, janë ngrirë.
Ministri i Jashtëm i Zvicrës, ka deklaruar se masa është ndërmarrë për shkeljen e të drejtave themelore të njeriut që lideri i Libisë po kryen gjatë protestave të opozitës në vend.
Sipas tij shteti i Zvicrës ka ngrirë të gjitha llogaritë që kanë lidhje me liderin e Libisë, Muamar Gedafi dhe të afërmit e tij, duke e konsideruar këtë si një formë dënimi ndaj tij.
a.y/NOA