Prishtinë, 25 shkurt 2011, NOA- Jakup Krasniqi Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Jakup Krasniqi, deklaron publikisht se ka votuar kundër Behxhet Pacollit për president të Kosovës.
Në një intervistë për mediat Kosovare, Krasniqi ka akuzuar më tej edhe kryetarin e PDK-së Hashim Thaçi duke thënë se e ka kthyer partinë në një parti totalitare. Sipas tij Pacolli realisht ka marrë vetëm 54 vota dhe më pas, ato që janë dhënë pastaj, si pasojë e presionit.
Ai ka shtuar se deputetët e PDK-së në zgjedhjen e presidentit kanë votuar nën ndikimin e presioneve, pasi u është thënë se nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, më nuk do të jenë në listën e votuesve. Krasniqi ka deklaruar se në rast të dështimit të presidentit dhe qeverisë, përgjegjësia e vetme i bie kryeministrit dhe kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, pasi ka qenë vendimi i tij që Pacolli të jetë kandidat për president. a.y/NOA