Kalifornia, 25 Shkurt NOA - Nënë nga 22 janari, i vogëlushit Leo, që ka ardhur nga lidhja bashkëshortore me Javier Bardem (me të cilin është martuar nga 14 korriku i 2010 në mënyrë tepër sekrete), Penelope Cruz ka rigjetur një formë të përkryer fizike. Aktorja është paraqitur për herë të parë pas lindjes, ku fotografët e kanë ndjekur gjatë gjithë kohës, teksa kalonte në studiot e Hollywood së bashku me partnerin e saj. E gatshme për tu rikthyer në xhirime, Penelope shfaqet tepër e buzëqeshur në foto, me atë sensualitetin që e ka karakterizuar. E veshur thjeshtë me xhinse dhe bluzë, duke se të qënurit nënë e ka zbukuruar akoma më shumë.
r.b/NOA