English

Policët shqiptarë, do trajtojnë kolegët e tyre afganë

Tiranë, 25 shkurt, NOA - Instruktorë të policisë shqiptare përfunduan sot një kurs të mbështetur nga OSBE-ja, i cili do t’i mundësojë të shkojnë në Afganistan verën e ardhshme për të trajnuar policinë afgane për teknikat bazë të policimit.

Konkretisht, Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal i Shteteve të Bashkuara (ICITAP), Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Qendra për Zhvillimin Policor Organizuan kursin 1-javor për 17 instruktorë policie, zhvilluar në Tiranë.

“Dërgimi i instruktorëve të Policisë së Shtetit në një detyrë sfiduese si ajo në Afganistan shënon dukshëm një arritje të madhe për Policinë e Shtetit shqiptar dhe dëshmon profesionalizmin dhe kapacitetin e saj”, tha kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Wollfarth, gjatë ceremonisë së sotme, në të cilën mori pjesë edhe ministri i Brendshëm Lulëzim Basha.

Konsullja e SHBA-së, Lyra Carr tha se pesë prej të diplomuarve të sotëm do të përzgjidhen për të vazhduar trajnime të mëtejshme me NATO-n dhe ushtrinë amerikane. Më pas, ata do të trajnojnë policinë afgane në një kurs bazë tetë-javor.

n.e/NOA

KOMENTE