Vlorë, 25 shkurt, NOA – Policia Tatimore e Vlorës ka bllokuar dhe gjobitur dje një sërë tregtarësh që kishin nxjerrë në përdorim mallra pa pulla fiskale dhe nuk kanë pasur dokumentacionin e duhur për shitjen e produkteve të tyre.
Policia ka nisur ndjekjen penale në gjendje të lirë për pronarët e dy pikave të karburantit, që nuk kanë pasur dokumentacionin e nevojshëm.
Procedimi ka nisur dje për Edmond Xhevat Rirën, 37 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë, Rira dyshohet se ushtron aktivitet privat shitje karburanti në mënyrë të paligjshme në lagjen “Pavarësia” Vlorë.
Sipas policisë nga kontrolli që policia ka ushtruar në bashkëpunim me Policinë Tatimore në pikën e karburantit “Rira” në lagjen “Pavarësia” Vlorë rezulton se ai fshehur të ardhurat dhe nuk ka paguar detyrimet tatimore.
Për këtë qëllim Drejtoria e Përgjithshme Tatimore Tiranë i ka bërë bllokimin e aktivitetit.
Po dje, rreth orës 13:00 Prokuroria e Vlorës ja nisur procedimi penal në gjendje të lirë për Ferdinand Tajar Caushajn, 45 vjeç, me arsim të mesëm, banues në lagjen “Pavarsia” të Vlorës.
Procedimi ndaj tij ka nisur pasi Caushaj nuk ka shlyer detyrimet tatimor për tregtimin e karburantit, në pikën e tij “Blesi”.
Pjesë e aksionit të policisë së Vlorës kanë qenë dhe ambientet e lojërave të fatit. Dje janë bllokuar lojërat e fatit të personit Artan Xhovalin Izeti, 39 vjeç, banues në lagjen Nr-4 Sarandë.
Masat e policisë dhe prokurorisë u morën pas kontrollit në fshatin Shalës komuna Markat, ku Izeti ju gjetën dy aparatura elektronike të markës “Admiral Gama”. Makinat përdoreshin për të ushtruar ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit pa liçensë.
Një tjetër kontrolli i policisë tatimor në Vlorë ka bërë që të nis procedimi penal në gjendje të lirë për Elton Feti Shametaj, vjeç 33, lindur dhe banues në fshatin Peshkëpi të Rrethit Vlorë.
Nga kontrolli në ambientet e lokalit të tij, policia tatimor gjeti sekuestroi në cilësinë e provës materiale 5 pajisje elektronike që përdoreshin për lojëra fati për të veprimtari për të cilën nuk dispononte licencë nga autoritetet ligjore.
Ndërkohë që Policia tatimor e Vlorës ka sekuestruar dhe 8 steka me cigare të markës “Malboro” gjatë kontrollit që ushtroi në lokalin e Fatmira Muedin Lilajt.
Sipas policisë paketat që shiteshin në lokalin e 52-vjeçare ishin pa pullë poste.
a.k/NOA