Fier, 25 shkurt 2011, NOA- Policia e Fierit në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje, në 24-orët e fundit ka ndaluar dhe arrestuar dy persona të shpallur në kërkim.
I ndaluar i parë Eni Koli Veshi, 21 vjeç, banues në Fier. Veshi u ndalua pas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier e cila ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest ne burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, për arsye se në gusht të 2010-ës, ne lagjen “Liri” Fier, pas një zënke ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur shtetasin Julian Y.
I ndaluari dytë mban emrin Klodian Ali Çela, 25 vjeç, banues ne fshatin Hysgjokaj-Lushnje, u ndalua pas vendimit të Gjykatës së Lushnjes e cila e ka dënuar këtë shtetas me 20 dite burg, për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”.
a.y/NOA