English

Stainberg: Bëni zgjedhje më 8 maj, Shqipëria, demokraci

Tiranë, 25 shkurt, NOA Update– Zëvendë Sekretari Amerikan i Shtetit, James Stainberg tha sot në konferencën e tij për media se duhet një hetim i plotë i 21 janarit dhe se SHBA pret që të zhvillohen zgjedhje në 8 maj.

“Presim që të zhvilloni zgjedhjet vendore në maj dhe të vazhdoni të vendosi procesin demokratik. Është e rëndësishme që partitë duhet të vazhdojnë të punojnë për ecjen para të demokracisë”, tha Stainberg.

I pyetur në lidhje me ngjashmëritë mes situatës në Shqipëri dhe në vendet të tjera ku ka protesta, si Egjipt dhe Libi Stainberg tha se “nuk ka krahasim mes situatës në Shqipëri dhe në vende të tjera në Azi. Këtu keni një demokraci dhe duket se kjo është progres. Më lejoni tër përmend Presidentin Obama që thotë se edhe në SHBA demokracia është në proces. Ju keni një Kushtetutë që lejon zgjedhjen e ligjshmërisë”.

I pyetur se cili është mendimi i tij për daljen nga situata, Stainberg u shpreh se rruga që do ndiqet duhet të vendoset nga populli shqiptarë.

“Rruga se çfarë duhet bërë me tej duhet vendosur nga vet shqiptarët". Duke folur për 21 janarin, në konferencën e dhënë në aeroportin e Rinasit, Sainber u shpreh se Prokuroria i ka mjetet e duhura.

“Vizita ime sot është një sfidë në Shqipëri, ne jemi shumë të trishtuar për jetën e 4 njerëzve. Për të gjithë personat që janë të interesuar është shumë e rëndësishme që të kryhet një hetim tërësor gjithëpërfshirës. Mjetet kushtetuese që janë në dispozicion i japin mundësinë prokurorisë së Përgjithshme që të kryejë një hetim të plotë dhe ne presim që të kryhet një hetim i plotë”, tha Stainberg.

Stainber vlerësoi dhe marrëdhëniet mes dy vendeve dhe kontributin që Shqipëria ka në NATO. “Përgëzoj Shqipërinë për kontributin e saj në forcat e sigurisë dhe të paqes si dhe për stabilitetin në rajonin e Ballkanit”, tha ai. Stainberg vlerësoi dhe ambasadorin e SHBA në Tiranë.

“Dëshiroj të falënderoj zotin ambasador që më ka mirëpritur këtu dhe jemi të lumtur që kemi një person me aftësitë e tij që na përfaqëson”, tha ai. Deklarata e Zëvendës Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Stainberg u bë gjatë largimit nga Shqipëria, në aeroportin e Rinasit, pas një sërë takimesh me drejtuesit politik në vend.

a.k/NOA

KOMENTE