English

Stainberg: Hetim i plotë 21 janarit

Tiranë, 25 shkurt, NOA – Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit, James Stainberg tha sot në konferencën e tij për media se duhet një hetim i plotë i 21 janarit. Në konferencën e dhënë në aeroportin e Rinasit, Stainberg u shpreh se Prokuroria i ka mjetet e duhura.

“Vizita ime sot është një sfidë në Shqipëri, ne jemi shumë të trishtuar për jetën e 4 njerëzve. Për të gjithë personat që janë të interesuar është shumë e rëndësishme që të kryehet një hetim tërësor gjithëpërfshirës. Mjetët kushtetuese që janë në dispozicion i japin mundësinë prokurorisë së Përgjithshme që të kryejë një hetim të plotë dhe ne presim që të kryehet një hetim i plotë”, tha Stainberg.

KOMENTE