Tiranë 25 shkurt, NOA – Zëvendës sekretari i Shtetit, Xhemjms Stajnberg pritet të zhvillojë këto moment një takim në rezidencën e Ambasadës Amerikane në Tiranë me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Pas përfundimit te takimit me prokuroren e përgjithshme, Ina Rama, pritet që kreu i PS-së të shkojë në rezidencën e SHBA-ve në Tiranë.
Fillimisht diplomati amerikan takoi Presidentin e vendit Bamir Topi. Ndërsa më pas me kryeministrin Sali Berisha. Ndonëse takimi u zhvillua i mbyllur për mediat, ajo çka është thënë në takim mësohet se do të bëhet e ditur nga vetë kreu i ekzekutivit, në një deklaratë të tij të mëvonshme.
Ndërsa vetë Steinberg fjalën e tij, do e japë për mediat pak minuta par largimit të tij nga vendi ynë. Zv. sekretari Amerikan i Shtetit Steinberg këto takime po i zhvillon nën shoqërinë e zëvendësndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Tomas Kantriman.
Aktualisht Stainberg është duke zhvilluar takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto. Ndërsa në orën 12:20 do të jetë takimi me kreun e PS-së, Edi Rama.
a.k.NOA