English

Steinberg transferohet në Kryeministri, fillon takimi me Kryeministrin Berisha

Tiranë, 25 shkurt 2011, NOA-(Update) Ndërsa pak minuta më parë përfundoi takimi mes kreut të shtetit Bamir Topi dhe Zv.sekretarit Amerikan të Shtetit, James Steinberg, tashmë ai është transferuar në Kryeministri.

Pas 40 minutash takimi dhe bisedimi në Presidencë, në këto momente ka nisur edhe dialogu me kreun e ekzekutivit Sali Berisha, ku fokusi pritet të jetë në zgjidhjen e krizës politike në të cilën është përfshirë vendi.

Edhe ky takim ashtu si i mëparshmi po mbahet me dyer të mbyllura, ndërsa pritet që fjalë e Steinberg të mësohet në konferencën që pritet të mbahet në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas pak minuta përpara largimit nga vendi ynë.

Në këto takime Steinberg është shoqëruar nga Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Europën, Tomas Kantriman.

a.y/NOA

KOMENTE