Romë, 25 shkurt, NOA - Janë shqiptarë, peruanë, rumunë, filipinas, por ndihen italianë.
Kjo edhe sepse në shtëpitë e tyre ata flasin më shumë në gjuhën italiane, sesa në gjuhën e tyre të origjinës.
Ky fakt pohohet në një studim të fundit të realizuar nga Qendra Europiane e Kërkimeve dhe Studimeve Sociale (Ceuriss), në Itali, realizuar mes punonjësve të huaj në Itali.
Studimi tregon sesi vetëm 24.6 përqind e emigrantëve që jetojnë në Itali, përdorin gjuhën e tyre për të folur me familjarët, ndërsa mëse 82 përqind flet në gjuhën italiane.
n.e/NOA