English

Topi dekoron Uran Butkën, “Mjeshtër i Madh”

Tiranë, 25 shkurt, NOA – Presidenti Bamir Topi dekoroi sot me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, historianin dhe studiuesin Uran Butka. Dekorimi i Butkes u bë për artikujt e tij historik dhe libërin që lidhet me ngjarjen që njihet me emrin Bomba në Ambasadën Sovjetike.

Dekorimi i tij u bë sot gjatë ceremonisë për nder të 22 viktimave të kësaj masakre.

Gjatë ceremonisë Butka u shpreh se është një vlerësim për punën e njerëzve që luftuan kundër komunizmit.

“Falenderoj Presidentin e Republikës për vlerësimin e lartë. Ndjehem shumë i nderuar, njëherësh dhe shumë i emocionuar, sepse dekorohem bashkë me njëzet e dy martirët, sepse jam së bashku me familjarët e tyre të nderuar në këtë ceremoni për dekorimin e tyre me titullin më të lartë ‘Nderi i Kombit’. Për njëzet vjet, duke filluar qysh nga viti 1991, unë kam qenë pjesë e tyre, pjesë e familjarëve dhe bashkë me ta, jemi përpjekur për vlerësimin historik, për lartësimin e përjetësimin e emrit dhe veprës së tyre, dhe përmes tyre edhe të vlerave të kombit”, tha Butka.

Dekorata “Mjeshtër i Madh” ju dha Butkës me motivacionin “Për kontribut të rëndësishëm në transformimet demokratike në vend dhe për punë të jashtëzakonshme si krijues dhe studiues në rivlerësimin e ngjarjeve e të figurave historike, për rol të veçantë në procesin e dekomunistizimit të shoqërisë shqiptare”.

a.k/NOA

KOMENTE