English

Zv.sekretari Amerikan i Shtetit, Steinberg takime me krerët e politikës Shqiptare

Tiranë, 25 shkurt 2011, NOA- Ditën e sotme pritet të zhvillohen takimet mes Zv.sekretarit Amerikan të Shtetit, James Steinberg dhe përfaqësuesve të politikës Shqiptare.

Takimi i Steinberg me krerët e politikës Shqiptare, parashikon ndërmjetësimin për zgjidhjen e situatës politike në të cilën është përfshirë vendi.

Mësohet se takimi i parë do të zhvillohet me Presidentin e vendit Bamir Topi, për të vijuar më pas me takimin me Kryeministrin e vendit Sali Berisha, kreun e opozitës Edi Rama.

Ndërkaq një takim i veçantë është parashikuar edhe me kryeprokuroren Ina Rama.

Në takimet që do të zhvillojnë në Shqipëri, zyrtari i lartë amerikanë pritet të përqendrohet në situatën e vështirë politike në vend e të ritheksojnë rëndësinë e zgjedhjeve lokale për zgjidhjen e ngërçit politik, si dhe në këshillat ndaj prokurores së Përgjithshme në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.

Steinberg pritet të japë dhe një konferencë për shtyp në ambasadën amerikane pas takimeve zyrtare që do të zhvillojë.

Zv.sekretari Amerikan i Shtetit mbërriti në vendin tonë në orët e vona të natës së mbrëmshme.

a.y/NOA

KOMENTE