E shtunë, 26 shkurt 2011, NOA- Zëdhënësja e shefes së Politikës së Jashtme, Katrin Ashton, në Bashkimin Europian Maja Koçijançiç, ka deklaruar se po kryhen bisedat dhe rekomandimet e fundit lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
“Ne po kryejmë raundin përfundimtar të konsultimeve dhe presim që pas këtij raundi dialogu të fillojë në javët e ardhshme”, ëshët shprehur për mediat Maja Koçijançiç.
I ngarkuari i Beogradit është Borko Tahiri ndërsa e Kosovës është Edita Tahiri e cila do të drejtojë delegacionin Kosovar.
Ndërsa Serbia i ka neglizhuar këto negociata, duke shprehur tendenca dhe duke dhënë deklarata se duhet të diskutohet edhe për statusin, Kosova, Kosova është shprehur e gatshme për dialogun por mbi çështjet praktike.
a.y/NOA