Romë, 26 shkurt, NOA - Muamer Gadafi nuk duket se ka kontrollin e Libisë më, tha kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni.
"Kam një lajm të freskët, të marrë pak minuta më parë, i cili thotë se Gadafi nuk e kontrollon situatën në Libi", tha Berluskoni, në një takim politik në Romë.
Italia ka lidhje të ngushta biznesi me Libinë, një ish-koloni italiane, e cila furnizon rreth 25 për qind të nevojave të Romës me naftë dhe 12 për qind të importeve të gazit të saj.
Berluskoni tha se revoltat popullore në Afrikën e Veriut mund të sjellin demokracinë dhe lirinë, por edhe të shkaktojnë krijimin e "qendrave të rrezikshme të fundamentalizmit islamik disa kilometra nga brigjet tona", si dhe një eksod masiv të refugjatëve.
NOA/RFE