English

Bush anulon fjalimin për shkak të Wikileaks

Kolorado, 26 shkurt, NOA - Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush, ka anuluar fjalimin në Denver të Kolorados. Kjo për shkak se themeluesi i WikiLeaks-it, Xhulian Asanzh, ishte ftuar të ndiqte të njëjtën ngjarje.

Zëdhënësi i Bushit tha se ish-presidenti nuk ka dashur të ndajë një forum me “atë që në mënyrë të përsëritur u ka bërë dëm të madh Shteteve të Bashkuara”.

As Asanzh nuk do të jetë i pranishëm, derisa është në pritje të ekstradimit nga Londra në Suedi, e cila e akuzon për krime seksuale.

a.k/NOA

KOMENTE