English

Çitaku: E bindur për marrjen e udhërrëfyesit brenda vitit

Prishtinë, 26 shkurt 2011, NOA- Ministrja e Integrimit të Kosovës Vlora Çitaku gjatë një interviste të dhënë për mediat Kosovare është shprehur se, këtë vit pritet udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.

“Unë jam e bindur që Kosova do ta marrë shumë shpejt udhërrëfyesin dhe kjo siguri nuk më vjen vetëm nga fakti që tashmë ne kemi plotësuar kriteret, por edhe nga vetë deklarimet e nga zyrtarë në Bruksel, të cilët kanë artikuluar qartë në favor të dhënies së udhërrëfyesit për Kosovën”, është shprehur Çitaku.

Ajo ka shtuat se plotësimi i kritereve të përcaktuara në Raportin e Progresit të viti të kaluar mbeten sfidat kryesore me të cilat do të ballafaqohet kjo ministri këtë vit.

Sipas Çitakut, procesi i integrimit të Kosovës në radhët e Bashkimit Evropian është sfidë edhe për Brukselin, për shkak të rrethanave politike.

a.y/NOA

KOMENTE