Tripoli, 26 shkurt, NOA – Vazhdojnë ende luftimet në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, ku protestuesit që kanë dalë kundër regjimit të kolonel Muammar el Gaddafi, janë ende duke u ndeshur dhe përleshur me forcat ushtarake të armatosura.
Një gjë e tillë ndodh në një kohë kur vetë Gaddafi tha se nuk ka ndërmend të n dalë rezistencën ndaj asaj që ai e quajti nxitje nga jashtë për prishjen e stabilitetit të Libisë. Nga ana tjetër, i biri i tij është shprehur se familja sundimtare do të jetojë dhe vdesë në Libi.
"Ne kemi planin A, planin B dhe planin C. Plani A është të jetojmë dhe vdesim në Libi, plani B është të jetojmë dhe vdesim në Libi dhe plani C është të jetojmë dhe vdesim në Libi", mësohet të jetë shprehur ai.
n.e/NOA