English

Erdogan kundër OKB-së: Presionet mbi Libinë për naftën

E shtunë, 26 shkurt 2011, NOA- Ka dalë kundër sanksioneve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ndaj Libisë, Rexhep Taip Erdogan.

Kryeministri Turk është shprehur për mediat se, “I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të veprojë në mënyrë të drejtë, në mirëbesim, duke respektuar vlerat universale të njeriut, e jo për interesa të naftës”.

Sipas tij me vendosjen e tyre do të vuajë populli libian dhe jo regjimi i Muamer Gadafit.

Më tej ai ka shtuar se bashkësia ndërkombëtare bën presion mbi Libinë, jo për shkak të shqetësimeve për popullin e atij vendi, por për shkak të rezervave të naftës.

a.y/NOA

KOMENTE