English

KFOR të hënën mbyll rekrutimin e ushtarëve në Kosovë

Prishtinë, 26 shkurt 2011, NOA- Pesë mijë ushtarë do të jenë rekrutuar deri ditën e hënë nga NATO në Kosovë.

Pikërisht në datë 28 trupat e KFOR-it, do të shpërbëjnë Grupin Shumetnik të Luftës - Veri, ndërsa në vend të këtij formacioni në këto hapësira do të jenë të pranishme forca në kuadër të Forcës së Përbashkët Rajonale - Veri.

Mësohet se ceremonia e shpërbërjes së Grupit Shumetnik të Luftës- Veri, do të bëhet në kampin Novosellë, në prani të komandantit të KFOR-it, gjeneralit, Erhard Buehler dhe komandantit të këtij gripi, kolonelit Bernard Roy.

KFOR-i përmes një deklarate njofton se, të gjitha operacionet e NATO-s në territorin e Kosovës, në të ardhmen, do të udhëhiqen nga shtabi kryesor në Prishtinë.

a.y/NOA

KOMENTE