Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lady Gaga kumbara e djalit të Elton John
English

Lady Gaga kumbara e djalit të Elton John

SHBA, 26 Janar NOA - Elton John dhe David Funish i kanë idetë e qarta se kush do të jetë kumbara e djalit të tyre, të ardhur në jetë nga një nënë surrogative 25 dhjetorin e shkuar : e përzgjedhura është Lady Gaga.

Duket se Elton John dhe Lady Gaga janë miqësuar shumë që pasi u ndodhën të dy bashkë në skenën e Grammy Aëards 2010. David e vlerëson jashtë mase këngëtaren, sidomos pas publikimit të këngës “Born this Way”, të cilën ai e ka quajtur një himn të vërtetë gay. Çdo gjë është çështje tolerance dhe integrimi. Gaga do të jetë ashtu siç do ajo, pa u penguar aspak nga faktori “shoqëri”. Nuk duhet të ndihemi të detyruar të jetojmë në një botë konformiste. Të gjithë duhet të kemi individualitetin tonë – shpjegoi Furnish – Ky është mesazhi më i mirë që mund ti japim botës : lirinë e të qenit ata që duam të jemi dhe të bërit asaj që duam të bëjmë”. Kjo e bën Lady Gaga modelin ideal për Zachary-në, djalin e çiftit homoseksual më të njohur në botë.

r.b/NOA

KOMENTE