English

Manchester United nuk është në shitje

Angli, 26 Shkurt NOA - Manchester United nuk është në shitje. Klubi anglez i është përgjigjur në këtë mënyrë zërave të cilët flisnin për një ofertë të majme nga “mbretërit” në Qatar, të cilët ishin shprehur të gatshëm për të marrë në zotërim këtë skuadër. United, në pronësi të mandatit amerikan Malcolm Glazer, nëpërmjet një shënimi specifik që “pronarët janë të vendosur plotësisht të respektojnë impenjimin në një distancë kohore të gjatë në drejtim të klubit. Nuk ka pasur asnjë takim. Manchester United nuk është në shitje dhe pronarët nuk do të vlerësojnë asnjë propozim”.

r.b/NOA

KOMENTE