Prishtinë, 26 shkurt, NOA - Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli pritet të vizitojë sot qytetin e Mitrovicës.
Në agjendën e dërguar për media thuhet se presidenti Pacolli do të qëndrojë të shtunën në Mitrovicë, por nuk saktësohet nëse do të qëndrojnë në veri të këtij qyteti.
Kjo është vizita e parë që Pacolli si president bënë në zonën ku përplasjet mes serbëve dhe shqiptarëve janë më të mëdha.
a.k/NOA