English

Pas Pacollit president, AKR po drejtohet nga Makolli

Prishtinë, 26 shkurt, NOA – Aleanca për Kosovën e Re po drejtohet aktualisht nga Ibrahim Makolli, pasi kryetari i kësaj force politike në Kosovë, Bexhet Pacolli, u emërua si president. Makolli u caktua konkretisht si ushtrues i detyrës së liderit të AKR-së deri në mbajtjen e kongresit zgjedhor të kësaj partie. Deputeti Makolli deri tani ka qenë nënkryetar i AKR-së, ndërsa për zëvendësimin e tij kanë vendosur struktura të larta partiake. Në fakt, ishte parashikuar që këtë detyrë ta mbante zëvendëskryetarja e deritanishme Mimoza Kusari. n.e/NOA

KOMENTE