English

PDIU, protestë para Kuvendit për regjistrimin

Tiranë, 26 shkurt, NOA - Përfaqësuesit e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, janë mbledhur sot paradite, së bashku me ata të Klubit të Patriotëve të Rinj, para mjediseve të Kuvendit, duke organizuar një protestë kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.

Ata kërkojnë nga deputetët shtyrjen e regjistrimit, të parashikuar për t’u filluar të realizohet në muajin prill të këtij viti.

Ky është reagimi kundërshtues i radhës ndaj këtij regjistrimi, për të cilin duket se shumë organizma dhe forca politike në vend kanë dalë kundër.

n.e/NOA

KOMENTE