English

Përzgjidhen 5 studiot që do të ndërtojnë xhaminë

Tiranë, 26 shkurt, NOA Update– Konkursi ndërkombëtarë për ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë ka përzgjedhur 5 studio arkitekturore mes 100 të tillave që morën pejsë në garë.

Studiot e përzgjedhura janë; “Andreas Pere Ortega Madrid”, “Architecure, studio Paris”, “Big Copenhagen”, “Serach Amsterdam” dhe “Zaha Hadid Architecht”.

Studiot u vlerësuan në bazë të punimeve të tyre të mëparshme dhe përvjës që kanë pasur në ndërtimin e objekteve të tilla.

Të pesta studiot do të punojnë për prezantimin e projektit të më të mirë për ndërtimin e xhamisë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës tha se 5 kompanitë e përzgjedhura nga Danimarka, Spanja, Holanda, janë 5 idetë më të mira nga 100 studio të arkitekturës nga mbarë bota që morën pjesë në konkursin e shpallur në kryeqytet.

“Jam i kënaqur që ftesës sonë të dërguar në mbarë botën e arkitekturës iu përgjigjën 100 studio dhe besoj së në përzgjedhjen e jurisë ndërkombëtare kemi zgjedhur të duhurën, atë studio që do tu përcjellë brezave një vepër që do tu flasë brezave që do vijnë historinë e Tiranës, për pasurinë e këtij qyteti që është harmonia dhe bashkëjetesa fetare, në harmoni brenda një trekëndëshi që do të plotësohet mes 3 komuniteteve të mëdha, ku 2 katedrale dhe një xhami përqafojnë qendrën e Tiranës për ti përcjellë botës një mesazh, tërësinë e komuniteteve që bashkëjetojnë në një popull me unitetin e qëllimeve të larta të të gjitha feve dhe parimeve dhe vlerave të këtyre 3 feve”, tha Rama.

a.k.NOA

KOMENTE