English

Porno në masë të tejkaluar ndikon në shfaqjen e anoreksisë seksuale

Itali, 26 Shkurt NOA - Shikimi i tejkaluar i pornografisë online duke nisur që nga adoleshenca e herët (15-16 vjeç) çon në shfaqjen e anoreksisë seksuale. Shqetësimi ndaj mungesës së dëshirës apo ereksionit seksual megjithëse kushtet fizike janë optimale po përhapet në masë e sidomos mes të rinjve nga mosha 20-25 vjeç. Këtë e zbuloi Shoqëria Italiane andrologjike me në krye andrologun e njohur Carlo Foresta.

Në këtë studim u përfshinë rreth 28.000 përdorues meshkuj të faqeve pornografike dhe rezultatet u analizuan me kujdes nga një agjensi e specializuar në analizat e trafikut njerëzor.

r.b/NOA

KOMENTE