Tiranë, 26 shkurt, NOA – Xhamia e re e Tiranës, do të jetë një gur i çmuar që u shtohet objekteve të kultit në botë.
Kështu është shprehur sot kryesocialisti Edi Rama gjatë ceremonisë së prezantimit të 5 studiove që janë përzgjedhur nga 100 të tilla të interesuara për të ndërtuar xhaminë e re të Tiranës, pas Pallatit të Kulturës.
Sipas tij, Xhamia dhe Muzeu janë të domosdoshme për qytetarët e komunitetin, e sot përfundon një sfidë e hapur për projektin e bashkëjetesës fetare. Duke shtuar se ky konkurs është i një rëndësie të veçantë pasi ka zgjuar dhe një interes ndërkombëtar dhe se kriteret kanë qenë të mëdha.
n.e/NOA