English

Rrëfimi i Karimës: Berluskoni argëtohej me lesbiket

E shtunë, 26 shkurt 2011, NOA- Ruby Rubacuori,është pseudonimi i vajzës me emrin Karima El Mahroug e cila rrëfeu skandalet seksuale të Kryeministrit Italian Silvio Berluskoni.

Gjatë një interviste për gazetën “The Sun”, ajo rrëfeu të tjera detaje pikante nga historia e saj me Berluskonin.

18-vjeçarja tregoi ajo ishte e pranishme, ndërsa Kryeministri argëtohej duke parë dy lesbike në aktivitet seksual.

Më tej ajo shton se kur u ftua për herë të parë në vilën e Berluskonit, nuk është përfshirë kurrë në aktivitet seksual me 74-vjeçarin.

“Pasi darka përfundoi, shkuam në një vend poshtë në vilën e Berluskonit dhe vajzat filluan të zhvisheshin e të kërcenin për Kryeministrin. Unë bëra një kërcim joshës për të. Midis vajzave, kishte edhe personazhe të njohura nga televizioni dhe të gjitha ishin shumë të bukur. Unë isha ulur pranë Kryeministrit, kur dy prej atyre vajzave filluan të angazhoheshin në një raport seksual midis tyre. Berluskonin e argëtonte shumë t’i shikonte”, rrëfen Karima, e cila e ka vënë Kryeministrin Italian në kushte kritike me drejtësinë.

a.y/NOA

KOMENTE