Tiranë, 26 shkurt, NOA - Rritja e çmimit të naftës nuk njeh kufi, ajo po ecën me një ritëm të pandalshëm.
Të paktën kështu tregojnë shifrat e fundit të tregtimit të karburanteve, sipas të cilave, benzina vijon të shitet me një çmim rreth 168 lekë për litër në kryeqytet.
E ndërsa më parë tregtarët e naftës thonin se rritja vinte nga jashtë pa ditur të të jepnin një shpjegim mbi atë që po ndodhte, tashmë e kanë gati përgjigjen: Nafta është rritur pas protestave në Libi.
Ndërkaq, edhe nafta ka pësuar mjaft rritje të çmimit të saj, me gati 10 për qind në tri ditët e fundit.