Shkup, 26 shkurt 2011, NOA- Në Maqedoni sot shënohet shtatë vjetori i humbjes së jetës së presidentit të ndjerë të Maqedonisë, Boris Trajkovski, i cili humbi jetën në një fatkeqësi ajrore.
Më 26 shkurt të vitit 2004 ndodhi fatkeqësia tragjike e rrëzimit të avionit të presidentit Trajkovski në afërsi të Mostarit në Bosnjë-Hercegovinë.
Në bordin e avionit ishin edhe bashkëpunëtorët dhe stafi i presidencës, të cilët gjithashtu humbën jetën në këtë fatkeqësi.
Presidenti aktual Gjorgje Ivanov sot po merr pjesë në ceremonitë e shënimit të këtij përvjetori, ndërsa delegacioni qeveritare dhe parlamentare do të bëjnë homazhe nderimi pranë varrit të Trajkovskit në varrezat e Butelit në Shkup.
Versioni zyrtar i arsyes së rrëzimit të avionit ishte lëshimet e ekuipazhit gjatë procedurës për tejkalimin e aeroportin, ku ka pasur mjegull dhe kushte të rënda atmosferike. Aleksandar Trajkovski, vëllai i ish-presidentit deklaroi këto ditë se ai është vrarë dhe nuk bëhet fjalë për fatkeqësi rasti.
(INA)/NOA