English

Sulmohet zyra e Partisë Socialiste në Laprakë

Tiranë, 26 shkurt, NOA – Zyra e Partisë Socialiste në zonën e Laprakës është gjetur mëngjesin e sotëm e goditur me mjete të forta dhe xhama të thyer.

Ngjarja bëhet me dije prej burimeve të kësaj force politike për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se ajo ka ndodhur gjatë orëve të natës.

Ende nuk dihen motivet e saj dhe se kush mund të jenë autorët e vërtetë që e kanë shkaktuar, por grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke shqyrtuar të gjitha provat dhe dëshmitë e rastit ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE