SHBA, 26 Shkurt NOA - Dhe për të shumëpriturin Samsung GT-i9100 kanë nisur të përhapen përshkrime e para në lidhje me çmimin që do të lançohet ky smartphone në treg. Një shitës zviceran, ka pohuar se ky telefon celular do të vijë në dyqanet vendase gjatë muajit maj, me një çmim të vlefshëm prej 550 eurosh dhe kjo për versionin 16GB. Në Britaninë e Madhe Galaxy S II është shfaqur me një çmim prej 760 eurosh, por në këtë rast bëhet fjalë për një shitës online i njohur për prenotime smartphonësh, të cilët nuk janë prezantuar ende në treg. Me sa bëhet e ditur burimi më i saktë rreth çmimit të produktit korean është ai i shitësve zviceranë.
r.b/NOA