Zelandë, 26 shkurt, NOA - Rritet edhe më shumë numri i viktimave pas tërmetit në Zelandën e Re.
Sipas medieve vendase, deri tani, më shumë se 140 persona rezultojnë se kanë humbur jetën, ndërkohë që rreth 200 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit nën rrënojat e qytetit Kristçërç, ndërkohë, që po punohet për rikthimin në normalitet të shërbimeve themelore.
Ky tërmet është katastrofa më e madhe natyrore që ka goditur vendin nga viti 1931, kur nga një tërmet me fuqi 7.8 shkallë ishin vrarë 256 njerëz.
n.e/NOA