Kajro, 26 shkurt, NOA – Asgjë nuk duket si më parë. Të paktën për sektorin e turizmit, i cili ishte mësuar të siguronte me miliona dollarë.
Fjala është për Egjiptin, i cili shquhet për një nivel të lartë të këtij sektori, i cili për fat të keq ka pësuar një tronditje të ndjeshme nga zhvillimet e fundit në këtë vend.
Kështu, autoritetet vendase tregojnë për një humbje ditore nga sektori i turizmit me 27 milionë dollarë.
Kjo pasi siç shpjegojnë ata, turistët, të paktën në këtë periudhë e kanë të vështirë të vizitojnë vendin ku plasën protestat dhe njerëzit vriteshin rrugëve.
n.e/NOA