Fier, 26 shkurt, NOA – Një 16 vjeçare ka vendosur të vrasë vetën pas një grindje me familjarët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Mbrostar të rrethit të Fierit. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se 16 vjeçarja, Kristina Mihasi ka pirë fostoksinë, pas një debati më familjarët e saj.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Sasia e helmit të marrë ka sjellë vdekjen e vajzës.
Ndërkohë që edhe pas ndihmës së parë që i është dhënë nuk është bërë e mundur që të shpëtohej jeta e saj.
a.k/NOA