English

Zbulohet sekreti i humbjes së peshës së Jennifer Lopez

E shtunë, 26 shkurt 2011, NOA-“Jennifer vrapon nga tre kilometra në ditë, pesë ditë në javë. Por, dashuria e saj e vërtetë është vallëzimi. Ajo takohet me një prej koreografëve së paku një herë në javë dhe ata vallëzojnë një orë të plotë me muzikë latine dhe pop”, u shpreh një mik i këngëtares Jennifer Lopez.

Ky pasion i këngëtares u shtua pas daljes në emisionin amerikan “American Idol”, ku u ushtrua me numra gjimnastikorë.

Sipas këtij burimi këngëtarja ka humbur afro 10 kilogramë, vetëm prej seancave të vallëzimit nën orientimin e trajnerit të saj.

Lopez i mori kilet pas sjelljes në jetë të fëmijëve të saj.

a.y/NOA

KOMENTE