Belfast, 26 shkurt, NOA – Irlandezët kanë zgjedhur parlamentin e tyre të ri, pas zgjedhjeve të zhvilluara ditën e djeshme, të cilat shënuan një pjesëmarrje në nivelin prej 70 për qind dhe u thirrën të shkonin në kutitë e votimit rreth 3 milion banorë.
Këto zgjedhje të parakohshme u shkaktuan nga kriza ekonomike që ka përfshirë Irlandën dhe ajo kishte nevojë të ndryshonte imazhin politik.
Parlamenti i ri irlandez përmban 166 deputetë të rinj dhe pritet që partia deri tani në pushtet Fianna Fail e kryeministrit Broun, të ketë pësuar një disfatë të thellë, kurse favorite kryesore për fitoren konsiderohet partia e qendrës së djathtë Fine Gael.
n.e/NOA