English

Aksidentohet këngëtarja, kapet autori

Tiranë, 27 shkurt, NOA – Policia ka arrestuar autorin e plagosjes gjatë një aksidenti me makinë të këngëtares Emmy.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të një koncerti që këngëtarja ka dhënë në një pub në kryeqytet.

Këngëtarja e njohur aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas aksidentit ajo është shtruar menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore. Mësohet se nuk ka pasur dëmtime serioze.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se personi që ka aksidentuar këngëtaren është Aziz Kelmendi.

a.k/NOA (vijon..)

KOMENTE