E diel, 27 shkurt 2011, NOA- Futbollisti i Chelseat, Ashley Cole, të dielën e shkuar kishte marrë me vete në stërvitje edhe një pushkë që është e vetmja që mund të mbahet pa licencë në Mbretërinë e Bashkuar.
Nuk është këtu problemi, por sipas mediave bëhet e ditur se mbrojtësi i majtë po bënte shaka me armë në dorë në dhomat e zhveshjes dhe pa dashje ka qëlluar mbi Tom Coëan, një student 21-vjeçar i shkencave sportive që po bën praktikën tek Chelsea.
Më tej sqarohet se futbollisti nuk ka qenë në dijeni të faktit se arma ishte e mbushur.
Fatmirësisht 21 vjeçari nuk ka marrë plagë serioze, dhe duket se ka mjaftuar një falje, që Cole të shpëtojë pa lagur.
a.y/NOA