Prishtinë, 27 shkurt 2011, NOA- Presidenti i sapozgjedhur i Kosovës Behxhet Pacolli, ditën e sotme ka bërë aktin e parë të bamirësisë.
Pacolli ka vizituar familjen e Naim Bunjakut në lagjen Dodona të Prishtinës, që do të marrë një pjesë të rrogës mujore presidenciale.
Do të jenë edhe nëntë familje të tjera ato do të përfitojnë nga rroga e Presidentit Pacolli.
Ai ka thënë se ende nuk e di saktësisht rrogën e tij si President, por sipas medieve Kosovare, mësohet se do të jetë rreth 3 mijë euro.
Behxhet Pacolli është i njohur si biznesmen edhe përpara se ti hynte rrugës së politikës, dhe si rrjedhojë duket se paratë janë problemi më i vogël për të.
a.y/NOA